Ish-lojtari i Milanit emërohet trajner i Malmos

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Jon Dahl Tomasson është trajneri i ri i skuadrës së Malmo.

Malmo sot ka emëruar trajnerin e ri, dhe në stolin e skuadrës suedeze tashmë do të jetë një emër shumë i njohur për botën e futbollit.

Faqja zyrtare e Malmo ka njoftuar se Jon Dahl Tomasson do të jetë njeriu që do të drejtojë skuadrën, përcjell lajmi.net.

Tomasson ka pasur një karrierë mjaft të pasur si lojtar. Periudhën më të mirë ai e kishte me Milan.

Mbetet të shihet nëse danezi do të arrijë të jap atë që bordi drejtues i Malmo kërkon.

Të ngjashme