Ish-lojtari i West Brom-it, Quevin Castro, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare.
Castro u rrëzua në tokë gjatë një ndeshjeje stërvitore teksa luante për skuadrën portugeze të kategorisë së tretë, Real Sport Clube (Massama), të shtunën, shkruan talkSport.
Klubi i Primeira Liga-s, Estrela da Amadora, ishte mikpritës i ndeshjes miqësore në Malveira dhe Castro pësoi një problem shëndetësor në minutën e dhjetë.
Mjeku i klubit bëri përpjekje për ta rikthyer lojtarin në jetë duke përdorur një defibrilator dhe u njoftua INEM-i (Instituti Kombëtar i Emergjencave Mjekësore).