Ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherit drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, është operuar me sukses në Calw të Gjermanisë.
Përmes llogarisë në Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se është operuar nga tromboza në të dyja këmbët.
“Sprovat janë me u përball, Allahu me na jep forcë e njerëzit e jashtëzakonshëm me të mbështet në momente të vështira dhe me dalë edhe me sukses”, tha ai.
Tutje ka falënderuar Halil Krasniqin, i cili e ka kryer operacionin e tij.
“Faleminderit përjetësisht mikut tim Dr. Halil Krasniqi dhe stafit të tij që sot unë kalova me sukses operimin e trombozës në të dy këmbët dhe mundësinë për t’u rikthyer e vazhduar shërbimin ndaj atdheut dhe kombit”, shkroi Hyseni.