Ish menaxherja e Mariah Carey, e cila e kishte mbrojtur dhe i kishte ndihmuar të tejkalojë kriza të shumta, e ka paditur këngëtaren.
Stella Stolper ka dorëzuar dokumentet ligjore të padisë kundër Mariah për shkeljen e ligjit të punës si dhe prishje të kontratës.
Sipas raportimeve të TMZ bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që këngëtarja nuk i ka paguar Stellas.
Megjithatë besohet se nuk është gjithçka për para, pasi Stella dhe Mariah ishin tejet të afërta.