Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin është kapur nga kamerat në gjendje të dehur dhe i mbuluar me gjak, kur ishte arrestuar nga policia pas një shqetësimi në familje.
Sipas gazetës El Pais në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi atë për sulm ndaj babait të tij dhe grindje me anëtarët e tjerë të familjes.
Video e publikuar nga BluRadio Colombia tregon Guarinin në dukje i dehur, duke rënë përtokë ndërsa ai po nxirrej nga shtëpia prej policisë, ku vërehen edhe njolla të pastra gjaku në xhinse.
Nuk është e qartë nëse gjaku është i tij apo i dikujt tjetër.
Guarin luajti për Interin me shumë sukses nga vitin 2012 deri në 2016, kur u shit në Shanghai Shenhua.
Reprezentuesi 34-vjeçar i Kolumbisë aktualisht është pjesë e klubit Millonarios, ku ka luajtur vetëm shtatë ndeshje.