Nuk kanë kaluar as 48 orë kur kanë bërë publik lajmin se tashmë janë një hap para martesës duke e kurorëzoar romancën e tyre me fejesë.
Jennifer Lopez është fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez me të cilin ka filluar lidhjen para dy vjetëve.
Gjegjësisht, edhe ish-lojtar tjetër i bejsbollit, Jose Canseco u shfaq në rrjetet sociale duke e akuzuar të dashurin e këngëtarit se po e tradhton.
“Duke e shikuar emisionin “The World Of Dance”. E shoh se si J.Lo po e përshkruan Alex Rodriguezin. A e di ajo se është duke e mashtruar me ish-gruan time, Jessican. E gjora, ajo nuk e di se kush është ai”, shkroi ai.
“Alex, ndalu të jesh ndyrësirë dhe mos e mashtro më Jennifer Lopezin”, shkroi ai në një tjetër cicërimë.
Në fund, ai shtoi se ishte i gatshëm t’i nënshtrohej një detektori të gënjeshtrës për të provuar se se çdo gjë është e vërtetë.
Canesco më tej pohon se ishte dëshmitar i telefonatës që i bëri Alex në drejtim të ish-gruas së tij.
Ndryshe, Canseco në vitin 1997 ishte dënuar me një vit burg me kusht pasi e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten pas ditëlindjes së vajzës së tyre.