Ish-ministrat i bëjnë thirrje Qeverisë t’i subvencionojë bujqit: Do të rritet kosto e prodhimit

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 08:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë implikime ekonomike për të gjithë Evropën në këtë rast edhe Kosovën, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Tutje, ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së prodhimit në sektorin e bujqësisë veçanërisht te plehrat artificiale.

Mustafa i bënë thirrje edhe ministrisë së Bujqësisë të kujdeset për bujqit dhe fermerët kosovarë duke iu siguruar subvencionim dhe grante.

Përveç rritjes së subvencioneve dhe të granteve Qeveria, duhet t’i mbrojë bujqit nga konkurrenca jo e drejtë në tregun kosovar.

“Përveç se është një fatkeqësi e nivelit njerëzor pra pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë të një shteti sovran dhe të pavarur kjo do të ketë edhe implikime ekonomike për të gjithë Evropën dhe do të importohet natyrisht sepse jemi ekonomi e tregut të lirë edhe në Republikën e Kosovës”.

“Fatkeqësisht  informatat e para nga tereni duket që do të kenë një impakt ose një ndikim kogja negativ në çmimin e imputeve bujqësore. E kam diskutuar këtë edhe në Kuvend më parë, pra çmimi i imputeve bujqësore, veçanërisht tek plehrat artificiale është trefishuar në vitin 2021 edhe në fillim të këtij viti, dhe tani me luftën në Ukrainë me gjasë do të rritet kostoja e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Shpresojë dhe iu bëjë thirrje edhe ministrisë së Bujqësisë në këtë rast që të kujdeset për bujqit dhe fermerët kosovarë duke iu siguruar që përmes subvencionimit dhe granteve të ua mbulojnë të paktën një pjesë të kësaj rritje të çmimeve të imputeve bujqësore”.

“Përveç rritjes së subvencioneve dhe të granteve për t’iu ndihmuar buqëve që të mbulojnë një pjesë të kësaj kosto, Qeveria, saktësisht ministria e Bujqësisë duhet të jetë më afër bujqve dhe fermerëve kosovar duke i mbrojtur jo vetëm nga kosto e rritur por edhe nga konkurrenca jo e drejtë në tregun kosovar”, tha Mustafa.

Edhe ish-ministri i Infrastrukturës, deputeti i AAK-së, Pal lekaj tha se Kosova do të preket ekonomikisht, andaj Qeveria duhet të veprojë sa më shpejt për të subvencionuar fermerët, raporton EO.

“Edhe Kosova do të preket ekonomikisht sepse kemi importues mjaft me drithëra në derivate e shumë gjëra të tjera ushqimore dhe Qeveria duhet t’i subvencionojë në këtë kohë”.

“40% të furnizimit janë me drithëra po ashtu me derivate dhe në këtë drejtim duhet të marrim hapa që sa më parë të jemi të gatshëm për të investuar në këtë drejtim”, tha Lekaj.

Të ngjashme