Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, dhe këshilltarë i ish-kryeministrit Haradinaj, ka konfirmuar për Ekonomia Online se nuk merr pjesë në takimin e ftuar nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.
Shatri në një bisedë telefonike tha se iniciativa e ministrit në detyrë të Financave për takim me ish-ministrat është e vonuar dhe është sa për të mbijetuar dhe me zvarritur procesin.
“Nuk do të shkoj sepse nuk dua të jem në një ekip që është jo-zyrtarë. Qeveria mund të marrë veprime të nevojave të momentin”.
“Kjo është vonë, ata bëjnë punë vec sot për nesër, kjo është sa me mbijetua edhe me zhagit këtë proces” .
Shatri i pyetur për mundësinë që AAK-të jetë në Qeverinë e udhëheqë nga LDK-ja tha se ai është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e tij, por për këtë vendosin strukturat e partisë, raporton EO.
“Për këtë punë vendosin strukturat e partisë. Unë jam i gatshëm që kur të krijohen rrethanë, kur krijohen kushtet me qef kisha dhënë kontribut”.
Ndërsa ish-ministri Besim Beqaj, shkurt i tha Ekonomia Online se nuk ndodhet në Prishtinë.
Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka ftuar në takim për takim konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë” guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin dhe ish-ministra të Financave, Bedri Hamza; Avdulla Hoti; Besim Beqaj; Haki Shatri; Ahmet Shala dhe Ali Sadriu.