Ish-ministri Agani: Gjendje dramatike në shëndetësinë Kosovare

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë tash e dy muaj është duke u udhëhequr nga ushtruesja në detyrë, Dafina Gexha – Bunjaku, për shkak të dorëheqjes së ministrit, Rifat Latifi.

Se kur do të emërohet kreu i këtij dikasteri ende nuk dihet.

Mos emërimi i ministrit të ri në shëndetësi, po konsiderohet si situatë dramatike nga ata që e udhëhoqën këtë dikaster.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë për Front Online se situata e njëjtë në shëndetësi është që nga viti 2014, duke reflektuar mungesë të vizionit reformues.

 “Unë mendoj se jo vetëm për këtë Qeveria, por edhe për Qeveritë paraprake që kanë qenë, prej vitit 2014 e këndej, të gjitha qeveritë kanë reflektu mungesë të vizionit reformues, dhe mosgatishmëria që të vazhdojnë proceset e filluara reformues në bazë të legjislacionit në fuqi. Kjo gjendje është dramatike në shëndetësinë kosovare,

dhe zhvillimet për fat të keq në të ardhmen mund të shihen vetëm në drejtim negativ, pra një pesimizëm të theksuar”, u shpreh ai

Ish-ministri Rrahmani: Qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë, po i anashkalon problemet

Një ish-ministër tjetër i Shëndetësisë fajtor për gjendjen aktuale e bën Qeverinë.

Të ngjashme