Ish-ministri i Shëndetësisë dr Ferid Agani ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të vemendshëm për të kufizuar mundësitë e përhapjes së virusit, derisa fuqitë imunobiologjike të çdonjërit prej nesh në përmasa botërore përfundimisht ta shkatërrojnë atë.
“Ju lutem që të mos frikësoheni, frikën e paarësyeshme zëvendësoni me dashurinë për më të dashurit, bashkëkombasit dhe gjithë njerëzimin”, apelon Agani.
Postimi i plotë:
Jemi ballafaquar me sfidën më komplekse të kohës bashkëkohore, betejën me armikun e padukshëm virusin Covid-19.
Kjo gjendje sado komplekse që është do të përfundojë me sukses të plotë të njerëzimit me ndihmën e Zotit të Madhërishëm.
Shkenca e mjekësisë dhe disciplina qytetare e institucionale do të mbizotërojnë mbi fuqitë tani më mirë të njohura të virusit.
Të jemi të kujdesshëm dhe të vemendshëm për të kufizuar mundësitë e përhapjes së virusit, derisa fuqitë imunobiologjike të çdonjërit prej nesh në përmasa botërore përfundimisht ta shkatërrojnë atë.
Ju lutem që të mos frikësoheni, frikën e pa arsyeshme zëvendësojeni me dashurinë për më të dashurit, bashkëkombasit dhe gjithë njerëzimin.
Frika dhe ankthi nga brengosja e tepëruar shoqërojnë stresin i cili i zvogëlon fuqitë imunobiologjike të rrezistencës së njeriut ndaj virusit, prandaj mos ta dobësojmë armën tonë më të fuçishme, imunitetin tonë natyral.
T`i respektojmë me përpikmëri vendimet dhe kërkesat e institucioneve tona shtetërore dhe të mos kemi fare frikë sepse situata në përmasa globale botërore është nën kontrollë të plotë.
Ndajeni me të afërmit dhe miqtë tuaj! Me fat, Zoti i Madhërishëm na ndihmoftë!