Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, kishte menduar vetëm për profit të bankave.
Në një shkrim në Facebook, ai shkroi se Bislimi sa ishte ministër, ia lejoi bankave ri-programimin e kredive me fitim shtesë, dhe u sigurua që bizneset e vetme që nuk goditen nga mbyllja e madhe të jenë bankat.
E si pas tij, Bislimi po brengoset më shumë për fitimet e bankave se sa për çështjet tjera qytetare.
“Besnik Bislimi, profesor doktori i ekonomisë, ministri i financave i VV-së, veç për profit të bankave po mendojka!
Një herë sa ishte ministër ia lejoi bankave riprogramimin e kredive me fitim shtesë, dhe u sigurua që bizneset e vetme që nuk goditen nga mbyllja e madhe të jenë bankat! Në fakt ia ruajti profitin!
Si duket, kur e lexoi ministri që bankat paskan 4 milionë euro me pak fitim se në 6 mujorin e parë të vitit krahasu me vitin e kaluar, u brengos tutje dhe tha ju që keni vende punë futuni ende në borxhe, shteti le t’i paguaj kamatën për kredi konsumuese!
Për të papunët 130 euro në muaj, për bizneset kopalla legjitimiteti e vote për ligj për rimëkëmbje nuk jep, për juve që jeni ende të punësuar futuni ende në borxh sepse siç po thotë profa: “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi”, shkroi Sejdiu.