Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për përfundimin e mandatit të kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi.
Selimi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Lumezin e ka njohur që nga koha kur ky ishte kryeprokuror i Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se që nga ajo kohë ishte bindur në profesionalizmin e Lumezit. Siç është shprehur Selimi, Lumezi notoi në “mesin e shumë peshkaqenëve, por që nuk e ka pasur lehtë”.
Ish-ministri shton se Lumezi e ka ruajtur “me elegancë” pavarësinë e Prokurorinë.
Postimi i plotë:
Lumezin e kam njohur qe kur isha keshilltar ne DoJ e ai kryeprokuror i Prishtines. I kishim zyret afer. Qysh ateher u binda ne profesionalizmin e tij. Si Kryeprokuror nuk e pati lehte. Notoi me peshkaqene por asnjehere nuk u dorezua. E ruajti pavaresine e Prokurorise me elegance.