Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si po funksionon partia e Isa Mustafës.
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka thënë që zyrtarët e partisë duhet t’i mbajnë lidhjet me nëndegët, selitë e partisë dhe njerëzit që kanë ndikim dhe të mos aktivizohen vetëm në kohën kur bëhen listat e komisionerëve për zgjedhje.
Po ashtu, ai i ka porositur kolegët që më pas të mos thonë se janë ‘zënë në befasi’.
“Për ata që janë “aktiv” në parti vetëm kur bëhen listat e komisionerëve kam një propozim. Sillnu ka nëndegët, selitë, dhe thirrni në kafe njerëzit me ndikim. Mos thuni u zum në befasi.
Dimër i thatë, festa plot, besa edhe hajgare sa të duash. Kurrë su mbushëm mend!!!”, ka shkruar Rrahmani.