Për situatën e fundit në veri ka folur edhe ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni. Ai ka thënë se Serbia mund të vejë në lojë edhe skenare të tjera si ato për arrestimet e shqiptarëe në Lugië.
“Pritet me pas skenarë të tjera ne e dëgjuam edhe lajmin që kanë filluar arrestimet e shqiptarëve në Luginë, do të ketë arrestime të tilla, ngritje të aktakuzave të ndryshme si për spiunazh e bashkëpunim. Ndoshta do të ketë edhe arrestime në Beograd të shqiptarëve të cilët punojnë e jetojnë atje, është shqetësim i madh për mërgimtarët që janë nisur nga diaspora për të kaluar festat në Kosovë.”, ka deklaruar Quni.
Tutje, Quni ka thënë se këto janë skenarë të njohura që Serbia ka përdorur edhe më parë.
“Këto janë skenarë të njohura dhe të pritura që nga shpërbërja e Jugosllavisë ne tani kemi përvojë me mënyrën e tillë të bërjes së luftës speciale që praktikohet nga Beogradi. Skenarë i përgatitur nga institucionet serbe kinse është reagim i lirë i qytetarëve për shkak të pakënaqësive dhe kjo është luftë speciale që pengon qarkullimin e lirë dhe krijohet opinionin që komuniteti serb në Kosovës është i rrezikuar nga institucionet e Kosovës duke dramatizuar situatën.”, ka thënë ai.