Anëtari i kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Hasani, ka thënë se është e dukshme rritja e kësaj partie në Anamoravë dhe në tërë Kosovën.
Ai beson se në këto zgjedhje qytetarët e këtij rajoni do ta mbështesin Aleancën dhe bashkë do ta mundësojnë zhvillimin e Anamoravës.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka thënë se AAK-PSD është koalicion i fitores.
Pritjet për këtë fitore ai i bazon në qeverisjen e mirë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka vlerësuar se Qeveria Haradinaj ka vendosur baza të rëndësishme për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Hasani ka thënë se kryeministri ka vendosur një standard të ri në politikëbërje në Kosovë duke ndërmarrë veprime që treguan se ky vend ka zot shtëpie.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë është shprehur i gatshëm të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputetë.