Ish-ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq tha sot, një ditë pasi ai u ndalua të kalonte në territorin e Kosovës – ku ai shkoi për të përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviq në Mitrovicë – se zyrtarët në Jarinje ishin të befasuar që ai nuk kishte njoftim për këtë vizitë, sepse në sistemin e Kosovës, thotë ai, është akoma ministër, transmeton Gazeta Express.
Ljajiq i tha TV Prva-s se në Jarinje i thanë të priste, kur ai u tha se nuk është më zyrtar i Qeverisë së Serbisë dhe se po udhëtonte me një makinë private, por edhe pas dy orësh pritjeje, ai nuk u la të hyjë në territorin e Kosovës.
Lexo Edhe:
Deri në mars COVAX furnizon me vaksina vetëm punëtorët shëndetësorë në Kosovë, vaksinat për qytetarët vijnë më vonë
“Pas 10 minutash, një burrë erdhi dhe më tha ta nënshkruaj vendimin që do të kthehem dhe se nuk mund të hyj”, tha Ljajiq.
Ai mendon se Kosova nuk ka listë për njerëzit që nuk mund të hyjnë në territorin e Kosovës, por thotë se ato vendime merren ad-hoc.
“Ky është një demonstrim shumë i qartë i fuqisë, pavarësisë, shtetësisë. Ne mund t’i marrim vendimet që duam dhe sipas asaj që duam. Unë nuk besoj se ekziston një sistem, por ai vendoset rast pas rasti”, tha Ljajiq.