Ish-ministri Zemaj kritikon Qeverinë e re për menaxhimin e pandemisë: S’mund të ketë sukses nga kolltukët

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e re të Kosovës për menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, rritja e rasteve të reja në dhjetë ditët e fundit është brengosëse.

“Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh. Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme