Ish-ministrja e AAK-së i bashkohet partisë Guxo

Evoto
| 05 Dhj 2024 | 20:06 | Nga

Ish-ministrja dhe ish-deputete e AAK-së, e cila më pas iu bashkua GP të Vetëvendosjes, Albena Reshitaj, i është bashkuar zyrtarisht Partisë Guxo.

“Mirë se vjen në Partinë Guxo, Prof. Dr. Albena Reshitaj! Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo”, ka shkruar Donika Gërvalla, bashkëkryetare e Guxo.

“E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, ëprof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat”, ka theksuar Gërvalla

Të ngjashme