Njëra ndër vajzat më të bukura shqiptare, sikur është zhdukur nga faqja e dheut.
Bukuroshja nuk ka më asnjë llogari origjinale në rrjete sociale dhe u bë një kohë që nga ajo s’kemi dëgjuar gjë.
Fjala është për ish Miss Kosova Universe, Marigona Dragushën, e cila siç merr vesh Prive, është bërë nënë.
Nga burime afër saj, është kuptuar se Dragusha që një vit e ca, ka marrë statusin e mëmësisë dhe sic duket kjo është arsyeja “e zhdukjes” së saj nga çdo sferë publike.
Dragusha ishte shqiptarja më e suksesshme në Miss Universe, pasi arriti të marrë kurorën si shoqëruesja e dytë e fitueses së titullit.