Ish-mjeku i Silvio Berlusconit: Coronavirusi ka vdekur klinikisht

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Profesor Alberto Zangrillo, doktori i Spitalit të Milanos dhe mjeku i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, përsëriti se “koronavirusi ka vdekur klinikisht”, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës italine, “La Stampa”, mjeku, pretendimet e të cilit shkaktuan një stuhi polemikash vitin e kaluar, pretendon se ai arriti në përfundimin e bazuar në një numër të vogël të pacientëve, gjithsej 11, të cilët kishin një formë më të lehtë të infeksionit dhe u dërguan për trajtim në shtëpi.

Për pacientin e tij më të famshëm, Sulvio Berlusconin, ai thotë se pasi u shërua nga Covid-19, ai u vaksinua dhe po ndihet mirë.

Zangrillo, megjithatë, rekomandon që të gjithë të vaksinohen kundër virusit Covid-19 dhe thotë se të tre djemtë e tij, të moshës 25 deri në 33 vjeç, janë imunizuar.

Të ngjashme