Ish-modelja që dyshohet se vrau burrin, Pajtim Krasniqi në Florida frikësohej nga divorci pas tradhtisë – flasin familjarët dhe fqinjët

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Modelja e dikurshme e Big Apple që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi para se ta vrasë veten, kishte frikë se ai do të divrcohej pasi i kishte treguar se e kishte tradhtuar.

Kështu tha për New York Post, vëllai i tij, Arben “Benny” Krasniqi nga Scarsdale.

Sipas tij, familja kishte vënë re disa sinjale paralajmëruese rreth Sabrina Krasniqit, 27 vjeçares, e cila e qëlloi Pajtimin, pesë herë në ballkonin e apartamentit të tyre luksoz në bregun e Floridës, menjëherë pas mesnatës të mërkurën.

“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim”, tha banori i Qarkut Westchester. “Por ata ishin të dashuruar, dhe asnjëherë me miliona vjet nuk menduam se diçka e tillë mund të ndodhte.” “Ka pasë tradhti nga ana e saj”, tha 43-vjeçari.

“Ajo arriti në një pikë ndjenje faji ose diçka që thjeshtë nuk mund ta duronte” “Vëllai im donte të divorcohej, dhe ajo nuk e mori me lehtësi këtë. Dhe ajo vendosi të marrë jetën e saj dhe, dikund gjatë rrugës, ajo vendosi të marrë jetën e vëllait tim”.

Fqinjët thanë për policinë pas vrasjes se kishin dëgjuar zënkë të ashpër mes çiftit në javët para tragjedisë, sipas burimeve të autoriteteve për The Post të hënën.

Çifti grindeshin në ballkonin e tyre, thanë ata.

Benny tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, ishte një tregtar i zellshëm dhe punëtor i ditës, i cili merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.

– “Ai ishte një gjeni” “Ne të gjithë po mundohemi të përballojmë,” tha ai.

“Nëna ime është shkatërruar. Kemi humbur dikë që është kaq i sinqertë, kaq dashamirës, kaq inteligjent dhe kaq punëtor dhe thjeshtë i pa zëvendësueshëm, dhe kjo ka lënë të gjithë familjen të shkatërruar.” “Vëllai im ishte plot me jetë. Ai ishte plot me ambicie. Ai ishte plot me dashuri.

Dhe gjithçka kjo u mor nga ne nga një akt egoist i një personi.

Një akt tjetër egoist nga Sabrina, dhe ajo mori vëllain tim bashkë me të.” Policia e Hallandale Beach iu përgjigj vendit të ngjarjes nga të shtënat që aktivizoi sistemin lokal të ShotSpotter.

Policia gjeti trupat e çiftit të shtrirë jashtë njësitit të tyre në katin e 45-të. Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. Pamjet ajrore të hetimit të policisë treguan çka dukej si vrima plumbash në një derë xhami në shtëpi, me pista gjaku afër. Një mbulesë e verdhë mbulonte trupat e dy të vdekurve, raportoi NBC 6. Brenda në njësi ndodhej një kukull dhe një kuti me trëndafila me një zemër në të, sipas pamjeve.

Në vitin 2021, kur ishte ende në New York City, Sabrina, e cila e përdorte edhe emrin e vajzës Sabrina Dzaferovic, ishte një modele që shfaqej tek “Inside Edition” TV, sipas Local 10 News.

Çifti u largua nga familjet e tyre në New York City për të jetuar në apartamentin afër Majamit rreth dy vjet më parë, tha nipi i Pajtimit.

Të ngjashme