Ish-zyrtarit policor serb Dejan Pantiq i është zëvendësuar masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.
“Policia është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.
Dejan Pantiq u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Që nga ajo kohë në shenjë pakënaqësie për arrestimin e tij, grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.
Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiq po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.