Ish presidenti Bush përsëri në spital

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:59 | Nga

Presidenti i dikurshëm i SHBA George Bush i Vjetri është pranuar në spital për shkak të tensionit të ulët të gjakut dhe lodhjes, ka publikuar zëdhënësi i tij Jim McGrath.

“Ai me siguri do të mbetet disa ditë në spital për shkak të kontrollit. Ish presidenti është i vetëdijshëm dhe nuk ka asnjë dhembje”, ka porositur McGrath.

Televizioni amerikan pretendon se presidenti 93 vjeç është i 41 në historinë amerikane dhe në Shtëpi të Bardhë ka qëndruar prej 1989 deri 1993. Ai është pranuar në Qendrën shëndetësore “Mejni Jugor” në qytetin Biderford në shtetin federal amerikan Mejn.

Njëkohësisht përkujton se bashkëshortja e tij Barbra Bush, me të cilën ka qenë në martesë për 73 vjet, ka vdekur muajin e kaluar dhe se vetëm një ditë pas varrimit Bush ishte pranuar në spital në Hjuston për shkak të infeksionit të gjakut.

Pas daljes nga spitali, ai kishte shkuar në Mejn, ku familja e tij e ka një shtëpi pushimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme