Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, ka qëlluar veten pak para sesa policia ta arrestonte.
Një avokat i ish-presidentit peruan Alan García ka thënë të mërkurën se klienti i tij e qëlloi veten me armë para se të arrestohej nga policia.
Garcia ishte nën hetim për ryshfet që gjoja paguhej gjatë ndërtimit të metrosë së Lima gjatë qeverisë së tij 2006-2011, njofton Klan Kosova.
Televizionet lokale raportojnë se Garcia iu nënshtrua një kirurgjie emergjente dhe ndodhej në gjendje kritike. Mediat vendase kanë zbuluar imazhe të djalit të Garcias dhe mbështetësve të tij teksa mbërrijnë në spital.
Kujtojmë që Garcia ka shërbyer si president i Perusë për dy mandate, fillimisht në vitet 1985-1990, dhe në mandatin e dytë mes viteve 2006-2011.