Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka votuar sot në Tiranë, duke thënë se po ushtron detyrën ve tij kushtetuese për të zgjedhur. Pasi hodhi votën në kuti, ish-Presidenti nuk la pa bërë një koment në lidhje me këtë situatë, duke thënë se këto zgjedhje kanë një defekt për shkak të mungesës në garë të opozitës tradicionale.
“Unë ushtrova detyrën time kushtetuese, ku çdo qytetar ka të drejtën e tij që të zgjidhet dhe të zgjedhë. Unë jam pak në moshë për tu zgjedhor, por kam të drejtën për të zgjedhur. Mendoj SE këto zgjedhje kanë një defekt si shkak të mungesës së opozitës kryesore, sepse ne kemi një opozitë në Parlament. Opozita tradicionale mungon, por kjo ishte e drejta e krerëve të partive opozitare, PD dhe LSI-së.
Për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, që nduk duhet të ndodhte. Ata nuk duhet t’i kishin djegur mandatet dhe as që duhet të braktisnin zgjedhjet sepse nuk mund të ecet përpara me këtë. Moszbatimi i 30 qershorit do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe çdo zgjedhje tjetër do të kishte probleme edhe në të ardhmen”, tha Moisiu./Top Channel