Ish-presidenti i Parlamentit Europian, Josep Borrell, ka hedhur poshtë argumentin se Katalonia është një territor i pushtuar. Sipas tij, Katalonia nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria.
“Katalonia nuk është sikurse Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është territor i okupuar apo i militarizuar”, ka thënë Borrell.
Këto fjalë, Borrel tha në demonstratën përmbyllëse në Barcelonë, në të cilën organizata “Civil Catalana” kishte mbledhur rreth 1 000 000 njerëz. Megjithëse, autoritetet spanjolle kanë raportuar shifrën prej 350 000 të mbledhur në qendrën e Katalonisë, Barcelonë.
“Nëse jeni mbledhur këtu dhe nëse keni ardhur kaq masivisht është mirë t’i tregoni botës se ne nuk mendojmë si nacionalistë, ne jemi qytetarë të Katalonisë”, tha Borrell.