Nga Covid-19 është infektuar edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Ai gjendet i shtrirë në Klinikën Infektivë të QKUK-së, në repartin B të kësaj Klinike. E infektuar me koronavirus është edhe gruaja e Sejdiut.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku.
Sipas mjekëve, gjendja shendetesore e Sejdiut dhe gruas së tij për momentin është stabile dhe se po trajtohen me terapitë adekuate për ta luftuar këtë sëmundje, raporton Indeksonline.