Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri me autor ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Haradinaj ka thënë se ky libër trajton angazhimin e presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike.
“Një libër i cili trajton angazhimin e Presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike si dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të jem pjesëmarrës në mesin e personaliteteve të shquara kombëtare e ndërkombëtare, në promovimin e librit “Ora e Kosovës- Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, me autor ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Një libër i cili trajton angazhimin e Presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike si dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.