Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të martë.
Topi është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni për “21 janarin”, transmeton A2Cnn.
Për këtë çështje është marrë më parë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Gjatë protestës së 21 janarit 2011, organizuar nga Partia Socialiste, 4 protestues mbetën të vrarë.