Ish-presidentin Thaçi e mbrojnë pesë avokatë në Hagë

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet nga pesë avokatë në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar të martën në mbrëmje dokumentin për aprovimin e avokatëve shtesë për Thaçin.

Thaçi do të mbrohet nga Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës
ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme