Ish-presidentja Jahjaga pjesë e ceremoninë së varrimit të Albright

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Përveç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Albright po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare në Washington DC ku po mbahet ceremonia mortore foli për vizitën e përbashkët me ish-sekretaren Albright në Prishtinë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Clinton tha se të pranishëm në ceremoni janë presidentja, kryeministri dhe ish-presidentja e Kosovës por pa i përmendur me emra.

Ish-presidentja Jahjaga ka postuar disa fotografi në zyre qëndrore të NDI-së që gjenden në Washington DC, në një organizim të mbajtur për nder të Madeleine Albright themelueses së organizatës Instituti Kombëtar Demokratik.

Të ngjashme