Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish-presidentja kroate, ka postuar një fotografi me Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.
Ajo e ka cilësuar këngëtaren shqiptare si “një zë i fuqishëm për lirinë dhe grave kudo”.
“Krenare për prejardhjen e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashuri për njerëzit e saj”, ka shkruar ish-presidentja e Kroacisë.
“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë dhe anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”.
Kujtojmë se Dua Lipa mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës:
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.
Pas fjalimit të saj mbreslënës, Dua ftoi në skenë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës iu drejtua me superlative.
“Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani”, tha Dua Lipa.