Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka bërë të ditur se 10 vjet më parë, me një grup bashkëpunëtorësh nga IML-ja dhe hetues të krimeve të luftës, kishin kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore në Mala Jabuka të Zveçanit.
Duke iu referuar nisjes së gërmimeve të djeshme në Zubin-Potok, Blakaj thotë se pikërisht mbetjet mortore të 23 intelektualëve mitrovicas ishin kërkuar edhe në gërmimet e 4 gushtit të 2016-tës, raporton IndeksOnline.
Atmosferën e asaj kohe, Blakaj e përshkruan si “tension”.
“Është tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!” thotë Blakaj.
Sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe është puna e përbashkët për të pasur rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese.