Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, do të intervistohet nesër nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së, raporton Ekonomia Online.
Intervistimi i tij do të bëhet të premten me 5 korrik në ora 10:00.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ky Komision mbajti takim me ekspertët e angazhuar, derisa pati kritika për listën me dëshmitarët që do të dëshmojnë.
Opozita pati ankesa që MPJD-ja nuk ka dërguar të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga Komisioni dhe se në mungesë të dokumenteve lista nuk përfshinë të gjithë dëshmitarët. Në anën tjetër, anëtarët e pushtetit kërkuan që kjo listë të mos votohet sot dhe të ju jepet kohë edhe anëtarëve të Komisionit që t’i japin propozimet e tyre që lista të kompletohet.
LEXO edhe: