Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Lord George Robertson, ka uruar Kosovën në Ditën e Çlirimit.
“Ju shpreh urimet e mia me rastin e ditës së lirisë në Kosovë. Kosova është vend i pavarur dhe vend multietnik, në paqe me vendet e rajonit dhe në rrugë të mbarë për ta zënë vendin e merituar në Evropë dhe kjo ma mbushë zemrën me krenari”, ka thënë Robertson, njofton Klan Kosova.
“Gëzohem si qytetarët kanë përparuar në një shkallë që shumë njerëz 21 vjet më parë më parë as nuk do të mund ta imagjinonin”.
Ai ka shtuar se sfidë për Kosovën dhe botën aktualisht është pandemia.
“E ardhmja do të jetë e vështirë edhe për Kosovën pas kësaj pandemie, por jam i sigurt se shpirti kosovar që ju ka udhëzuar për 21 vjet për të ndërtuar shtetin do të iu mundësojë që ta kaloni edhe këtë sfidë që po përballet gjithë bota”.
“Ju uroj për ditën e lirisë!”.