Ish-Senatori amerikan, Bob Dole, nuk ka mundur që dje të ishte i pranishëm në Kosovë për nder të 20 vjetorit të çlirimit.
Por në emër të tij kanë qenë dy kongresistët, Pomeroy dhe Pia Pyle.
“Nder që të takoj kongresistët Pomeroy dhe Pia Pyle në emër të Senatorit Dole, i cili dje nuk pati mundësi të vinte në Prishtinë, por që ka dërguar urimet më të mira për popullin e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
“Ne i jemi falënderues Senatori dhe SHBA-së që vazhdoi të përkrahë njerëzit tanë për liri dhe pavarësi”.