Gjergj Uka, ish-student i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, me specializim Dizajn i Enterierit, po zhvillon një rrugëtim të pasur profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook UBT ka bërë të ditur se eksperienca e tij e pasur në UBT e ka përgatitur atë për sfidat e tregut të dizajnit të enterierit, të cilat ai i përballon me një qëndrueshmëri dhe një pasion të vërtetë për punën e tij.