Zgjedhja e Lionel Messit si më i miri i këtij viti, po vazhdon të sjellë deklarata kundërshtuese.
Gjithçka ka nisur me reagimet e disa kapitenëve të kombëtareve, të cilët kanë akuzuar FIFA-n për ndryshim votash, duke thënë se nuk kanë votuar Lionel Messin në garën për ‘The Best’.
Zgjedhjen e Messit e ka kontestuar edhe ish trajneri i Barcelonës, Tata Martino.
“Lionel Messi nuk e ka pasur një sezon për t’u zgjedhur më i miri”, ka deklaruar Martino, që ka drejtuar Barcelonën në sezonin 2013/2014, përcjell lajmi.net.
Lionel Messi, në garën për ‘The Best’ ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.