Ish- ushtruesi i detyrës së ministrit të Financave, Agim Krasniqi, ka rezultuar pozitiv në Coronavirus.
Krasniqi tha se simptomat e para nuk janë të lehta.
“Dje jemi testuar për COVID-19 me gjithë familjen pas paraqitjes se simptomave te pare dhe sot IKSHPK na njoftoj se gjithë familja kemi rezultuar pozitiv. Simptomat e para nuk janë edhe aq te lehta, andaj bëni kujdes në respektim të masave të propozuara nga IKSHPK.
Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”, ka shkruar ai.