Ish-ushtari i fiksuar me operacionet plastike arrin ‘objektivin’ duke marrë pamje ‘alieni’

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtaraku rus Kirill Tereshin, i njohur gjithashtu me pseudonime si ‘Bazuka’ apo ‘Popeye,’ ka realizuar ‘ëndrrën’ e tij për ta kthyer fytyrën në pamjen e një alieni, pas një operacioni plastik akoma më të çuditshëm.

I fiksuari i operacioneve plastike ka injektuar fytyrën e tij me vaselinë dhe ka kryer procedurat për ta bërë vetën të duket si një ‘alien’ teksa më herët kishte rritur ‘muskujt’ e krahëve  për t’u dukur si një “superman”.

Por ai nuk është ndaluar aty me ndërhyrjet kirurgjike duke fryrë buzët, duke mbushur mollëzat e duke “formëzuar” nofullën me një seri operacionesh.

Tereshin tregonte me mburrje kohët e fundit në një video, fytyrën e ti të re për të cilën tha se “duket si fytyrë alieni” dhe shtonte se shpresonte se me këtë do të mund të takonte alienët, para ose pas vdekjes.

Një kirurge femër e quajtur Zara kishte kryer transformimet e fytyrës së tij që i kishin kushtuar Tereshin rreth 5,000 dollarë.

25-vjeçari ka thënë më herët se kërkon të duket si alien pasi dikur ka parë një disk fluturues prandaj shpreson të takojë jashtë-tokësorët pasi ka “ndjesi lidhjeje” me ta.

Tereshin thotë: “Besoj se kur të vdes do të shkoj te ata, këtë e besoj fuqimisht, tani që fytyra ime është ashtu siç duhet të jetë, e mrekullueshme, do të jem i preferuar nga alienët”.

Ish-ushtaraku thotë më tej: “Çdo gjë po shkon sipas planit, jam një njeri shumë i pashëm”.

Këtë vit modeli ekstrem i rrjeteve sociale kishte pasur nevojë për operacion për heqjen e implanteve të fryrjes në krahët e tij, por kjo nuk e ndaloi atë të kryente operacione në vende të tjera të trupit.

Doktorët thonë se Tereshin mund të përfundojë me krahë të paralizuar.

“Rreziku i komplikacineve është i lartë. Një substancë toksike në trup mund të sjellë komplikacione në veshka dhe më tej vdekjen”, tha kirurgu Dmitry Melnikov.

Operacionet e fundit e kanë bërë Tereshin objekt talljesh brutale online, ku mes të tjerave 25-vjeçarit i thonin se nuk dukej si ‘Superman’ por si personazhi i frikshëm ‘Joker’.

Të ngjashme