Pasditen e djeshme në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës ka humbur një 2 vjeçar.
Nga komuna e Malishevës kanë treguar se ende nuk është gjetur fëmija 2 vjeçar dhe se po vazhdon kërkim edhe sot.
Kërkimet po vazhdojnë nga Grupi i Vullnetarëve. Për gjetjen e fëmijës 2 vjeçar është angazhuar edhe ish ushtari i FSK-së, Ridvan Tahiri i cili me sukses ka gjetur disa persona të humbur në Kosovë, shkruan Reporteri.
Ai përmes një videoje ka treguar për vazhdimin e kërkimeve.
Ndryshe, për gjetjen e 2 vjeçarit të humbur nga Tërpeza e Malishevës janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe ekipet emergjente komunale.