Ish-ushtari i UÇK-së udhëton sot për në Hagë

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga AAK, Lulzim Kabashi do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Hagë, pasi është ftuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, Kabashi ka thënë se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa intervista do të bëhet ditën e mërkurë.

“Kam me udhëtuar nesër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme