Suhareka vazhdon të investojë shumë në fshatra. Bali Muharremaj sapo ka publikuar pamjet e ndërtimit të një parku të bukur në fshatin Sallagrazhdë.
Një arë djerrinë dhe të pashfrytëzuar është rikthyer në një park lodrash për fëmijë.
“Ndryshimi sigurisht se po vërehet.
Një park i ri me kushte moderne për të gjitha gjeneratat, do të përurohet shumë shpejtë në Sallagrazhdë”, shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/