Ishte dënuar gabimisht me 37 vjet burgim, tani është pretendenti kryesor për të fituar “America’s Got Talent”

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një burrë që kaloi gati 37 vjet në burg pasi u dënua gabimisht për përdhunim, tani është pretendenti kryesor për të fituar “American’s Got Talent”

Archie Williams, i cili u lirua vitin e kaluar u tha jurisë se ai e paramendonte veten në shfaqje ndërsa e shikonte atë nga burgu.

Ai u akuzua për përdhunimin dhe goditjen me thikë të një gruaje të bardhë 30-vjeçare në shtëpinë e saj në Baton Rouge, Luiziana, në vitin 1982, edhe pse gjurmët e gishtërinjve të tij nuk u gjetën në vendin e ngjarjes.

Tre persona dëshmuan gjithashtu se Williams ishte në shtëpi në kohën e krimit, dhe po atë vit ai u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Duke folur në “America’s Got Talent” ai tha: “E dija se isha i pafajshëm, nuk bëra një krim”.

“Por, duke qenë një fëmijë i varfër i zi, nuk pata aftësinë të luftoja shtetin e Luizianës.”

Ëilliams performojë këngën e Elton John të vitit 1974 “Don’t Let The Sun Go Doën On Me”.

Këngëtari mori një ovacion si nga juria ashtu edhe nga publiku.

Vetë Elton John bëri një status në Tweet-er duke thënë se ai ishte “i prekur deri në lot” nga performanca, duke e krahasuar shpirtin e Williams me atë të Nelson Mandela.

Williams e ka përshkruar paraqitjen në shfaqje si “shansin për një jetë”.

https://www.youtube.com/watch?v=ShgOH1u78XA&feature=emb_title

Të ngjashme