Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar disa persona të kërkuar dhe në mesin e tyre është edhe një 43-vjeçar nga Ferizaj.
Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për Mergim Thaqin, i cili po kërkohej në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi ishte dënuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Thaqi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim, por deri më dje ka qenë i lirë, derisa Policia arriti ta arrestojë në rrugën “Indrit Cara” të Ferizajt.
Pas ndalimit, i dyshuari u shoqërua për në Gjykatë, ku pas përfundimit të procedurave u dërgua në njërën nga qendrat korrektuese për të vuajtur dënimin prej 3 muajsh burgim.