Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke dëshmuar ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati Gregory Kehoe e ka pyetur për raportin e saj, të cilin kjo e fundit e kishte hartuar për rastin “Panda” në Pejë, ku ishin vrarë gjashtë të rinj serbë në vitin 1998.
“Nuk do të thoja me kaq siguri që ka ndodhur vazhdimisht. Raportet janë të mbështetura në pretendime”, është përgjigjur Mitchell.
“Ju publikuat një rrëfim për vrasjet në Panda që ju besoni se ishte i mundshëm. Në atë raport është deklaratë ku thuhet se u vranë 6 të rinj serbë dhe pas këtyre vrasjeve ishte UÇK-ja dhe shqiptarë?”, e ka pyetur avokati.
Ish-zyrtarja e OSBE-së, Mitchell, ka përfunduar duke përgjigjur se “kanë qenë të pasakta”.