Ish-presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është liruar me arrest shtëpiak për festat e Krishtlindjeve pas 17 ditësh burg për mashtrim financiar.Presidenti u mor në paraburgim më 6 dhjetor, i akuzuar për falimentim mashtrues dhe akuza të tjera për keqmenaxhimin financiar, përcjell GazetaBlic Sport.Më pas ai ka dhënë dorëheqjen si President i klubit, ndërkohë që po kërkohen blerës të rinj.
Sipas raportimeve të fundit, apeli për t’u lejuar me kusht për arrest shtëpiak gjatë festave të Krishtlindjeve u pranua, kryesisht për shkak se Ferrero është 70 vjeç.
Ai u lirua nga burgu San Vittore në Milano dhe do të kthehet në shtëpinë e tij në Romë.Ferrero është akuzuar për falimentim mashtrues në lidhje me katër kompani të ndryshme dhe është vendosur në paraburgim sepse autoritetet ishin të shqetësuara se ai mund të manipulonte provat.
Ndërkohë që nesër është thirrur mbledhja e Bordit Drejtues, pasi vijojnë kërkimet për një President të ri dhe ndoshta një pronar të ri klubi.