Ishte shpallur i zhdukur, gjendet pa shenja jete 82-vjeçari në Klos

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari në Klos, i cili ishte shpallur i zhdukur.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se dyshohet që i moshuari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se: Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete”.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./TCh

Të ngjashme