Prej disa muajsh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma, dhe djali i saj dhe Big Bastës, Liani po jetojnë në Shqipëri. Ndërkohë Big Basta po qëndron ende në Zelandën e re.
Vesa ka treguar se Liani e ka përjetuar shumë keq largimin nga i ati.
“Shumë vështirë. Është mërzitur shumë dhe ka qarë”, ka thënë Vesa.
Këngëtarja dhe djali po qëndrojnë në Shqipëri për çështje dokumentesh, por do të rikthehen sërish në Zelandën e re pas disa muajsh.