Të jesh i zhurmshëm gjatë seksit mund të jetë normale por një grua është burgosur për një gjë të tillë
Amanda Warfel, 25-vjeçare është gjetur fajtore për prishje të qetësisë për shkak se ka qenë shumë e zhurmshme gjatë seksit.
Ajo si duket ka qenë aq e zhurmshme sa që fqinjët e saj janë detyruar që ti vendosin kufje fëmijëve të tyre kur flinin.
Fqinjët e Amanda-s, Tanya Saylor, e cila së bashku me bashkëshortin e saj kanë 5 fëmijë, një prej tyre me kancer, pas dy vjetësh ‘torturë’ nga fqinja e tyre e zhurmshme kanë vendosur që t’ia thërrasin policinë kësaj të fundit.
Tanya ka thënë se fqinja e saj Amanda, jo vetëm që ishte e zhurmshme gjatë seksit por edhe tallej shumë me fëmijët e saj. Ajo madje pretendon se fqinja e saj përmendte emrat e fëmijëve gjatë seksit.
Amanda u dënua nga një gjykatë me 90 ditë burgim. Asaj po ashtu i është ndaluar që të ndërpresë kontaktin me fqinjët e saj.